KUSHTET DHE AFATET

HYRJE

Kjo Kontratë përmbanë kushtet dhe afatet që do të aplikohen gjatë përdorimit tuaj të Kartelës MANA. Kontrata lidhet ndërmjet Jush në cilësi të Anëtarit dhe MANA SH.P.K. në cilësi të pronarit të kësaj Kartele dhe me rastin e nënshkrimit të kësaj Kontrate Ju autorizoheni për përdorimin e Kartelës MANA. Ju dakordoheni që t’i përmbaheni kushteve dhe afateve sipas kësaj Kontrate. Nëse nuk dakordoheni me kushtet dhe afatet e kësaj Kontarte nuk mund të përdorni Kartelën MANA ose të keni qasje në benefitet e ofruar nga Partnerët e MANA SH.P.K.

Kushtet dhe Afatet e kësaj Kontrate sqarojnë natyrën dhe qëllimin e mardhënies ndërmjet Ju në cilësi të Anëtarit dhe MANA SH.P.K. gjatë zbatimit të Programit MANA. Këto Kushte dhe Afate sqarojnë benefitet dhe kufizimet kufizimet tuaja gjatë shfrytëzimit të benefiteve nga Programi MANA. Përmes këtyre kushteve dhe afateve të kësaj Kontrate gjithëashtu shpejgohen edhe kufizimet dhe përjashtimet nga përgjegjësia e MANA SH.P.K. dhe Partnerit.

JU LUSIM QË PARA NËNSHKRIMIT TË KËSAJ KONTRATË T’A LEXONI TË NJEJTËN ME KUJDES TË VEÇANTË

Përkufizimet

- MANA SH.P.K. – Shoqëri Tregtare e inkorporuar dhe regjistruar sipas legjislacionit Kosovar me seli në Rr. ............. Nr. ..., 10.000 Prishtinë – Republika e Kosovës.

- Programi MANA – Program i Lojalitetit i themeluar nga NOVUS;

- Kartela MANA – Kartela Fizike ose Virtuale e Programit të Lojalitetit MANA;

- Produkt – Malli ose Shërbimi i Partnerit i cili i ofrohet anëtarëve të Karteles MANA;

- Të Dhëna Personale - çdo informacion në lidhje me Anëtarin respektivisht konsumatorin potencial të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë direkte ose indirekte, në veçanti në bazë të një numri të identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror;

- Anëtar – Anëtari i Programit MANA, konsumatorët potencial të Partnerëve të Programit MANA;

- Partner – të gjithë personat fizik ose juridik respektivisht shoqëri tragtare të tanishëm dhe të ardhshëm nën mardhënie kontraktuale me MANA SH.P.K. në lidhje me zbatimin e Programit MANA, ku Anëtarët mund të akumulojnë pikët përmes transaksioneve të tyre;

- Transaksion – Blerje e Mallit ose Shërbimit nga Partnerët;

- Forcë Madhore - rastet jashtë kontrollit të Palëve, të cilat kane efekt në pengimin e përmbushjes së detyrimeve sipas kësaj Kontrate, që përfshijnë por duke mos u limituar në (i) zjarre; (ii) përmbytje; (iii) lufta; (iv) embargo; etj.

Neni 1

Kushtet e Përgjithshme

1.1 Deri në masën e lejuar sipas legjislacionit në fuqi, kjo Kontratë mund te ndryshohet dhe plotësohet kohë pas kohe dhe për këto ndryshime do të informoheni në kohën e duhur. Përdorimi i Kartelës MANA nga ana juaj edhe pas informimit tuaj për ndryshimin përkatës, nënkupton pranimin tuaj të kushteve dhe afateve të ndryshuara dhe plotësuara në këtë Kontratë.

1.2 Ju dakordoheni se me fillimin e përdorimit të Kartelës MANA, do të konsiderohet se i keni lexuar dhe kuptuar këto kushte dhe afate të Programit MANA dhe konfirmoni se gjatë periudhës së anëtarismit do të jeni i detyruar sipas këtyre kushteve dhe afateve, si dhe çdo ndryshimi ose plotësimi të herëpashershëm.

1.3 Anëtarsimi në Programin MANA është vullnetarë dhe në dispozicion të të gjithë personave madhorë me aftësi të veprimit që janë shtetas/banorë të Republikës së Kosovës.

1.4 Anëtarsimi në Programin MANA është dhe do të jetë i vlefshmëm përderisa nuk ndërprehet sipas kushteve dhe afateve të kësaj Kontrate. Anëtarsimi në Programin MANA është pa pagesë.

1.5 Kartela MANA shërben për benefitet në produktet e ofruara nga Partnerët e MANA SH.P.K. Anëtarsimi në Kartelën MANA nuk është i transferueshëm dhe përfitimet nga kjo Kartelë mund t’i shfrytëzoj vetëm anëtari i regjistruar sipas këtyre kushteve dhe afateve. Pikët e akumuluara nga Anëtari nuk mund të shndërrohen në para të gatshme.

1.6 Gjatë gjithë kohëzgjatjes së anëtarisimit tuaj, Kartela MANA është dhe do të mbetet pronë e MANA SH.P.K. e cila ruan të drejtën që në çdo kohë duke respektuar afatin e paralajmwrimit sipas nenit 5.2 tw kwsaj Kontrate t’iu ç’regjistroj nga anëtarësimi. Në rast të ç’regjistrimit tuaj do t’iu kërkohet që të ktheni Kartelën MANA që e keni në posedim pa ndonjë vonesë sipas kërkesës tonë.

1.7 MANA SH.P.K. do të bëj përpjekje maksimale që benefitet që do të reklamohen nga Partnerët e Kartelës MANA, të jenë në dispozicionin tuaj gjatë tërë periudhës së reklamuar nga Partneri respektivisht Kartela MANA. Për shmangie të ndonjë dyshimi, MANA SH.P.K. nuk mbanë ndonjë përgjegjësi për produktet e ofruara nga Partnerët. Gjithashtu, MANA SH.P.K. nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje ose dëm të drejtpërdrejt ose të tërthortë për prduktet/shërbimet e ofruara nga Partnerët tonë.

1.8 Me rastin e transaksionit tuaj në lidhje me produktet/shërbimet e pranaura nga Partnerët, i’ju bëjmë më dije se ky transkasion do të jetë subjekt i kushteve dhe afateve të përcaktuara sipas Ligjit 04/L – 077 “Mbi Mardhëniet e Detyrimeve” dhe Ligjit Nr. 04/L – 121 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” ndërmjet Ju dhe Partnerit.

1.9 MANA SH.P.K. nuk mban përgjegjësi në rast të dështimit të përmbushjes së detyrimeve sipas kushteve dhe afateve të kësaj Kontrate si pasojë e forcës madhore.

1.10 Benefitet nga Programi MANA, ju në ciësi të Anëtarit, mund t’i shfrytëzoni vetëm pranë Partnerëve të Programit MANA, të cilët gjinden në faqen zyrtre www.mana.cards Është e drejtë e MANA SH.P.K. që pa ndonjë kufizim ndaj Jush në cilësi të Anëtarit të shtoj ose reduktoj Partnerët në faqen zyrtare të saj. Me rastin e ndryshimit të Partnerëve faqja zyrtare menjëherë do të freskohet me ndryshimet ose plotësimet e kryera.

1.11 Në rast të ndryshimit të ndonjë kontakti tuajin, (e-mail, Nr. i telefonit, adresa, ose cfaredo ndryshimi tjetër) nga ato të cilat i paraqisni me rastin e regjsitrimit, në mënyrë të mbrojtjes tuaj nga keqpërdorimet eventuale nga ndonjë palë e tretë, Ju lusim që këto ndryshime respektivisht plotësime t’i lajmëroni pranë MANA SH.P.K. Prandaj, nëse ndryshimet e juaja të nevojshme nuk freskohen nga ana juaj ne lidhje me këto të dhëna, atëherë në rast të ndonjë keqpërdorimi eventual nga ndonjë palë e tretë nuk mbajmë përgjegjësi për dëmin ose humbjet e pësuara.

1.12 Në rast të ndonjë mos përputhje të akumulimit të pikëve si rezultat i transaksioneve ndërmjet jush dhe Partnerit, ju lusim që të paraqisni Ankesë jo më vonë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga dita e transaksionit. Me rastin e paraqitjes se Ankesës ju lusim që gjithashtu të bashkangjisni edhe dëshminë e transaksionit (faturën) sepse për ndryshe ankesa do të konsiderohet si jo e plotë dhe si e tillë nuk do të mirret në konsideratë. Nëse ankesa dorëzohet pas afatit 14 (katërmbëdhjetë) ditor nga dita e transkasionit do të konsiderohet Ankesë e pa lejuar.

1.13 Ju në cilësi të Anëtarit, e kuptoni se MANA SH.P.K. përmes Programit MANA shërben vetëm për menaxhimin e benefiteve tuaja të cilat ju ofrohen nga Partnerët.

Neni 2

Regjistrimi

2.1 Në momentin e regjsitrimit, është përgjegjësi e juaja që të paraqisni të dhënat e sakta për qëllime të komunikmit.

2.2 Kartela MANA mund t’iu jepet edhe nga Partnerët në dyqanet e tyre, mirëpo kjo nuk nënkupton se me faktin e posedimit të kësaj Kartele mund të konsderoheni anëtarë i Programit. Anëtarsimi në Program mund të bëhet vetëm pasi t’i keni pranuar kushtet dhe afatet e kësaj Kontrate.

2.3 Kartela MANA mund të merret edhe në forme virtuale duke u regjistruar online në www.mana.cards.com me ç’rast ju pranoni kushtet dhe afatet e kësaj kontrate për të shfrytëzuar benefitet që rrjedhin nga Programi MANA. Kartela virtuale mund të shfrytëzohet në të gjitha pikat e shitjes së Partnerëve. Nëse dëshironi të keni edhe kartelën fizike atëhere ju mund të shfrytëzoni të dyja këto Kartela të cilat pa marrë parasysh faktin se do të kenë numër të ndryshëm të llogarisë, do të identifikohen sipas profilit tuaj dhe do të konsiderohen si një Anëtarsim. Prandaj, ju mund të përdordni mvarësisht se cilën prej këtyre Krtelave e keni ne dispozicion në momentin e transaksionit me Partnerët. Regjistrimi i juaj në Programin MANA është nën diskrecion të plotë të MANA SH.P.K., prandaj edhe mund të refuzoj regjistrimin tuaj pa ndonjë arsyetim shtesë.

2.4 Nëse eventualisht jeni në posedim fizik të Kartelës MANA, dhe nuk jeni të regjistruar respektivisht ende nuk i keni pranuar kushtet dhe afatet e kësaj Kontrate, me rastin e dhënies se pëlqimit gojor për përpunimin e të dhënave tuaja personale pranë personelit të Partnerit, do të konsiderohet se i keni pranaur kushtet dhe afatet e kësaj Kontrate dhe do të cilësoheni si Anëtar i regjistruar i Programit MANA.

2.5 Ju nuk mund të shfrytëzoni njëkohësisht më shumë se një Kartelë virtuale apo fizike MANA. Nëse ndodh që do të gjendeni njëkohësisht në shfrytëzim të më shumë se një Kartele qoftë virtuale apo fizike, atëherë ju lusim që menjëherë të lajmëroheni dhe të kërkoni de-aktivizimin e njërës nga Kartelat sipas dëshirës tuaj, dhe do të mbetet përgjegjësi e jona që brenda 30 (tridhjetë) ditësh të transferojmë pikët e akumuluara në Kartelën aktive.

2.6 Nëse ne vërejmë se Ju jeni në përdorim të dy ose më shumë kartelave sipas paragrafit paraprak (2.5) të kësaj Kontrate dhe Ju nuk e keni lajmëruar posedimin e 2 (kartelave) atëherë, do të de-aktivizojmë të 2 (dy) kartelat dhe do të humbisini pikët e akumuluara deri në momentin e deaktivizimit.

Neni 3

Përdorimi i Kartelës Mana dhe Akumulimi i Pikëve

3.1 Me rastin e pranimit të Kartelës Mana respektivisht me regjistrimin tuaj në Programin MANA, Ju jepni pëlqimin tuaj që MANA SH.P.K. të kontrolloj/mbikqyrë të dhënat tuaja personale dhe përdorimin e të dhënave tjera duke përfshirë por duke mos u kufizuar në transaksionet dhe pikët tuaja të mbledhura nga Partnerët.

3.2 Të dhënat e juaja personale dhe të dhëna të tjera do të përdoren për qëllime të identifikimit tuaj, hulumtimin e tregut dhe për qëllime të marketingut të produkteve ose shërbimeve të Partnerit. Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me Ju do të mbrohen në bazë kërkesave ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloreve tona të mbrendshme.

3.2 Nëse Ju në cilësi të Anëtarit e humbisni Kartelën, atëherë është detyrim i juaji që të lajmëroni sa më shpejtë që është e mundur në MANA SH.P.K. për humbjen e Kartelës dhe bllokimin e menjëhershëm të saj nga MANA SH.P.K. Megjithatë, MANA SH.P.K., nuk mban përgjegjësi për dëmet dhe humbjet eventuale që mund t’iu shkaktohen Ju deri në momentin e bllokimit, si pasojë e keqpërdorimit nga ndonjë palë e tretë. Kartelën e re do ta keni në dispozicion sipas kërkesës tuaj, pas bllokimit dhe anulimit të Kartelës së humbur. Pikët që keni pasur të akumuluara deri në momentin e bllokimit të Kartelës së humbur do t’iu mbesin të njejta dhe do t’iu transferohen në Kartelën e re.

3.3 Pa marrë parasysh mënyrën e pagesës, Ju në cilësi të Anëtarit mund të fitoni pikë nga transaksionet tuaja me rastin e blerjes së produktit ose shërbimit të ofruar nga Partnerët, për deri sa transaksioni kalon përmes sistemit të shitjes së Partnerit. Me këtë rast MANA SH.P.K. është e detyruar që t’iu regjistroj pikët.

3.4 Pikët e përfituara nga transkasionet mund të ndryshojnë ndërmjet Partnerëve varësisht nga marrëveshja me Partnerin. Megjithatë, detjaet në lidhje me mënyrën e fitimit të pikëve dhe numrin e pikëve që i akumuloni do të mund t’i gjeni web faqen tonë zyrtare www.mana.cards

3.5 Me qëllim të akumulimit të pikëve, ju lusim që me rastin e transaksionit të identifikoheni si anëtarë i Kartelës MANA, pranë Partnerëve duke ju treguar kartelën personelit të Partnerit. Nëse dështoni që të tregoni Kartelën MANA gjatë transaksionit, atëherë ky dështim i juaji do të rezultoj me mos akumulimin e pikëve dhe në këtë drejtim Ne dhe Partneri nuk mbajmë ndonjë përgjegjësi.

3.6 Mënyra e fitimit të pikëve mund të pësoj ndryshime të kohë pas kohshme dhe për këto ndryshime do të njoftoheni përmes faqes tonë zyrtare www.mana.cards Megjithatë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për t’iu infomruar për ndryshmet e mundshme të kushteve dhe afateve të Partnerit në lidhje me aktivitetin e tij.

Neni 4

Përllogaritja dhe Përdorimi i Pikëve

4.1 Pikët do të kenë vlerën e tyre ekuivalente monetare. Një pikë është e barabartë me 1 (një) Cent.

4.2 Pikët e fituara përmes transaksioneve me Partnerët, do t’iu kreditohen në llogarinë tuaj brenda një periudhe prej maksimum 14 (katërmbëdhjetë) ditësh. Nëse ndodh që ju e ktheni produktin e blerë nga Partneri, atëherë pikët e përfituara nga transakasioni dhe/apo te përdorura nuk do të ndryshojnë.

4.3 Pikët e përfituara do të jenë të vlefshme për përdorimin tuaj, brenda një periudhe prej 1 (një) viti nga dita pranimit të tyre në llogarinë tuaj. Pas periudhes së vlefshmërisë së pikëve, Ju nuk keni mundësi që t’i shfrytëzoni këto pikë.

4.4 Pikët e juaja do të akumulohen përmes çdo blerje në ndonjërën nga pikat shitëse të Partnerëve. Në shumicën e transaksioneve tuaja me Partnerët, për çdo Euro të shpenzuar ju do të përfitoni 1 (një) pikë. Megjithatë, në rastet kur Partnerët promovojnë ndonjë produkt respektivisht shërbim të tyre, atëherë ju nga shpenzimi i 1 (një) Euro do të keni mundësi të përfitoni më shumë se 1 (një) pikë, varësisht nga oferta e Partnerit. Për çdo promovim të produkteve respekivisht të shërbimeve të Partnerëve, Ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare www.mana.cards

4.5 Megjithatë, pamarrëparasysh pargrafin paraprak (4.4) të kësaj Kontrate, në disa transaksione me Partnerët, Ju do të fitoni më pak se 1 (një) pikë për çdo Euro të shpenzuar, varësishht nga oferta e Partnerit respektiv. Me qëllim të shmangies së ndonjë dyshimi, i’u përkujtojmë se çështja e përfitimit të më shumë pikëve me rastin e promovimit të produktit respektivisht shërbimit të Partnerëve, siç parashihet në paragrafin paraprak (4.4) të kësaj Kontrate do të respektohet në tërësi nga Partneri në proporcion me shumën e pikëve të dhëna sipas ofertës së Partnerit.

4.4 Pikët tuaja nuk mund të kombinohen me pikët e një anëtari tjetër të Programit. Gjithashtu, nëse pikët tuaja nuk arkëtohen në llogarinë tuaj sipas kushteve dhe afateve të kësaj kontrate pas transaksionit me Partnerët, ju lusim që ankesën tuaj në lidhje me këtë çështje ta adresoni/dorëzoni pranë MANA SH.P.K. brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditësh së bashku me faturën e trasnaksionit, në mënyrë që pas verifikimit, të bëjmë arkëtimin e pikëve në llogarinë tuaj sipas ofertës së Partnerit. Çdo ankesë pas afatit 14 (katërmbëdhjetë) ditor nuk do të merret parasysh dhe Ju do t’i humbi pikët e pretenduara.

4.5 Ju në çdo kohë mund të interesoheni për pikët tuaja në lidhje me traksaksionet me Partnerët dhe numrin e pikëve që i keni në dispozicion për përdorim. Prandaj, për t’u informuar në lidhje me këtë çështje, ju lusim që të na kontaktoni përmes telefonit 0 800 10 200 ose përmes faqes zyrtae www.mana.cards të kontrolloni personalisht numrin e pikëve dhe transkasionet me Partnerë.

Neni 5

Ndërprerja e Anëtarsimit

5.1 Ju mund të ndërpreni anëtarsimin tuaj në Programin MANA përmes faqes tonë të internetit, një njoftimi me e-maili ose përmes telefonit i cili është i përshkruar në nenin 4.5 të kësaj Kontrate, me ç’rast duhet të identifikohemi përmes emrit dhe mbiemrit ose numrit të llogarisë që keni në Kartelën MANA. Afati për paralajmërimin e ndërprerjes së kësaj Kontratë është së paku 30 (tridhjetë) ditë para datës së pretenduar të ndërprerjes.

5.2 Përveç rasteve të përshkruara në paragrafin pasues 5.3 të këtij neni, MANA SH.P.K. mund të ndërprej këtë Kontratë duke i’ju paralajmëruar së paku 30 (tridhjetë) ditë paraprakisht. Prandaj, ju lusim që me rastin e njoftimit për ndërperje të kësaj Kontrate të shfrytëzoni pikët tuaja brenda periudhës 30 (tridhjetë) ditësh prej ditës së paralajmërimit. Nëse pikët tuaja nuk shfrytëzohen deri në ditën e fundit të ndërprerjes, pikët do të anulohen.

5.3 Nëse Kartela MANA nuk përdoret nga Ju në cilësi të Anëtarit për një periudhë të pa ndërprerë 1 (një) vjeçare, atëherë anëtarisimi juaj në Progaramin MANA do të ndërpritet menjëherë me kalimin e kësaj periudhe 1 (një) vjeçare, dhe njëkohësisht Ju do të humbni të drejtën e shfrytëzimit të pikëve ekzistuese/të akumuluara në llogarinë tuaj gjatë kësaj periudhe.

5.2 Keqpërdorimi i juaj i Kartelës MANA ose i benefiteve të anëtarsimit do të rezultoj më ndërprerjen e menjëhershme të anëtarsimit dhe me tërheqjen e benefiteve. Për këtë ndërprerje do të njoftoheni përmes e-mail-it zyrtarë ose telefonit. Gjithashtu, çfarëdo keqsejellje, mashtrimi ose keqpërdorimi nga ana e juaj në lidhje me pikët ose të ndonjë veprimi të kundërligjshëm do të rezultoj me ndërprerje të menjëhershme të anëtarsimit dhe tërheqjes së benfiteve.

5.3 Pas një ndërprerje të anëtarsimit dhe tërheqjes së benefiteve si rezultat i paragrafit paraprak, Ju nuk do të keni më të drejtë që të aplikoni përsëri në Progarimin MANA.

Neni 6

Të Ndryshme

6.1 Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve në lidhje me kushtet dhe afatet e kësaj Kontrate do të Qeveriset sipas Legjslacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Të gjitha mosmarrëveshjet do të tentohet të zgidhen miqësisht përmes negociateve. Në rast të dështimit të negociatave Palët do të kenë të drejtë që çështjen kontestuese t’a paraqesin pranë Gjykatës Kompetente në Republikën e Kosovës.

6.2 Mana shpk do të ketë të drejtë që t’a trasnferoj respektivisht të shesë pjesërisht ose në tërësi programin MANA ndaj ndonjë personi të tretë, pa pëlqimin paraprak të Anëtarit.

6.4 Ju në cilësi të Anëtarit jeni në dijeni dhe garantoni se jeni i vetmi pronar i Kartelës MANA për përdorimin e saj. Ju në cilësi të Anëtarit pranoni që jeni i vetmi përgjegjës që të mabni konfidenciale detajet e Kartelës MANA dhe të llogarisë së saj. Ju jeni përgjegjës për ndryshimin e profilit tuaj dhe ndryshimit të adresës, respektivisht kontakteve tuaja.

6.5 Ju lusim që të keni kujdes nga ndonjë telefonatë ose e-mail të pa-autorizuara në emër të MANA SH.P.K. përmes së cilave mund t’iu kerkohen kodi ose detaje të tjera në lidhje me Kartelën MANA sepse ne në cilësi të pronarit të kësaj Kartele e respektojme konfidencialitetin tuaj ne lidhje me këtë çështje dhe nuk kërkojmë një gjë të tillë.

Neni 7

Tërësia e Kontratës

Kjo Kontratë do të interpretohet duke pasur parasysh afatet dhe kushtet e saj në tërësi. Në çdo rast, dispozitat që janë të paqarta duhet të rishikohen në kontekstin e gjithë Kontratës dhe të qëllimeve që kanë çuar të dyja palët të lidhin këtë Kontratë dukë u bërë pjesë shtesë e kësaj Kontrate.

Neni 8

Pavlefshmëria e Kontratës

Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj Kontrate në të ardhmen është e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, kjo dispozitë do të shfuqizohet; gjithsesi, të gjitha dispozitat e tjera të kësaj Kontratë do të qëndrojnë në fuqi të plotë. Asnjë dispozitë ë kësaj Kontratë nuk varet nga ndonjë dispozitë tjetër, vetëm nëse në këtë Kontratë parashikohet ndryshe.